Basha dhe Berisha priten me whiskey në shtëpinë e Azem Hajdarit

Shqipëria

Basha dhe Berisha priten me whiskey në shtëpinë e Azem Hajdarit

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 17:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është parë sot në praninë e liderit historik të PD-së Sali Berisha, pasi së bashku me funskionarë të tjerë opozitarë kanë përkujtuar Adem Jasharin, çlirimin e Shqipërisë, si dhe Azem Hajdarin”.

“Sot festojmë edhe ditëlindjen e Adem Jasharit, komandantit legjendar të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, birit të Drenicës kreshnike të cilin Zoti e lindi në një ditë historike e të shënuar, për të shënuar me sakrificën e tij, e familjes së tij, aktin sublim. Do t’ia ngrinte kokën shqiponjës dykrenare, do ta bënte të plotë Pavarësinë e Shqipërisë, përmes lirisë së Kosovës…. Në këtë ditë e cila përkon dhe me 25 vjetorin e levizjes për Liri dhe Demokraci,përkujtojmë dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdarit”, – shkruante Basha në Fb.

Në shtëpinë e Hajdarit, në tryezën e pritjes për dy krerët e opozitës, ndër të tjera ishte shtruar edhe whiskey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat