Këshilltarët e PD akuza Veliajt: Tregoi mungesë respekti për historinë e vendit

Shqipëria

Këshilltarët e PD akuza Veliajt: Tregoi mungesë respekti për historinë e vendit

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 17:08

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës akuzuan Kryebashkiakun Erjon Veliaj për mungesën e festimeve për 103 vjetorin e Pavarësisë. Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PD-së, Leonard Olli, tha se bashkia, po tregon mungesë respekti për historinë e vendit.

“Shpreh zëmëratën tonë, por e të gjithë qytetarëve të Tiranës që Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për të nderuar këtë ditë, pasi kjo është dita e mbarë shqiptarëve, është dita e mbarë kombit shqiptar, dhe Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Për fat të keq nuk kemi abzolutisht asnjë element të përkujtimit dhe festimit e kësaj ditë në nivelin dhe lartësinë që i takon, përkundrazi kemi një mungesë respekti si në nivel të historisë ashtu edhe të protokollit. Sot në 28 nëntor ngrihet flamuri në Tiranë, nuk ka ndodhur ndonjëherë, është një element totalisht profane protokollar”, tha Olli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat