Testi i drogës nëpërmjet gjakut, gjurmët gjenden deri në 72 orë

Shqipëria

Testi i drogës nëpërmjet gjakut, gjurmët gjenden deri në 72 orë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 15:44

Partia Demokratike ka pasur një qëndrim të prerë politik për të përfshirë në ligjin e shumëdebatuar për dekriminalizimin testin e drogës për zyrtarët e lart. Por kjo kërkesë për të cilën demokratët do të qëndrojnë deri në momentin e fundit po pa kushtëzuar ligjin duket e vështirë të aplikohet në Shqipëri. Mjekët toksiklologë theksojnë se e vetmja metodë që përdoret në vendin tonë për të analizuar drogën është testi i gjakut, por sipas tyre gjurmët gjenden deri në 72 orë.

Marrëveshja mes pozitës dhe opozitës për dekriminalizmin u arrit pas lënies mënjanë të kryerjes së testit të drogës nga politikanët e lartë. Në Shqipëri nuk ekzistojnë as mjetet për një ekzaminim të sofistikuar ndaj përdoruesve të drogës. Sipas shefit të toksikologjisë në QSUT Zihni Sulaj është e mundur të analizohet prania e substancave brenda pak orëve.

Zini Sulaj: Për fat të keq shumë nga këto nuk gjurmohen dot për interval retrospektive, që do të thotë zakonisht këto gjurmohen në praninë e substancave abuzive nga 24 orë deri në 72 orë në përdoruesit rastësore.

Mënyra e testimit është e ndryshme për përdoruesit kronike të kanabisit që shkon deri në 1 muaj dhe përdoruesit e kokainës duhet ta bëjnë testin nga 7-10 ditë.

Zini Sulaj: Përdoruesit kronikë, sidomos të kanabisit kjo dritare gjurmëshmërish mund të shkojë deri në një muaj dhe për 7-10 ditë për kokainën. Testet që përdoren janë teste të miratuara, teste të shpejta.

Nëse ndonjë politikan apo zyrtar i lartë e ka marrë substancën jashtë këtyre afateve në Shqipëri nuk ka laboratorë që e gjurmojnë.

Zini Sulaj: Këto kanë një dritare gjurmshmërie që shkojnë nga 1-3 muaj, më tej kjo nuk gjërmon asgjë.
Gjithësesi vlera diaknostike është e padiskutueshme, këto në praktike janë mjete në ndihmë të terapisë framakollogjikë dhe terapive të tjera psiko-sociale.

Testet e sofistikuara janë gjithashtu të kushtueshme dhe arrijnë të zbulojnë prani të substancave në retrospektivë dhe përdoren kryesisht për kërkime shkencore dhe qëllime kriminalistike.

Zini Sulaj: Për të gjurmuar në mënyrë retrospektive duhen teste të tjera më të sofistikura që nuk bëhen dot me urinën, por kërkojnë gjurmimin e tyre, në flokët e njeriut, në thonjtë apo në indin yndyror.

Në kushtet kur në vendin tonë nuk është i mundur ekzaminimi i përdoruesve të drogës në një periudhë te gjatë perpara mryerjes së testit të drogës mbetet i paqartë dhe i pashpjeguar debati prej më shumë se një viti në radhët e politikës, kur mjafton të ishin pyetur specialistët e fushës për ti kursyer qytetarët nga përplasje politike që janë shkencërisht të pamundura për tu provuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat