FOTOT/Nishani merr pjesë në ceremonitë zyrtare kushtuar 103 vjetorit të Pavarësisë

Shqipëria

FOTOT/Nishani merr pjesë në ceremonitë zyrtare kushtuar 103 vjetorit të Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 14:19

Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani mori pjesë gjatë paradites në ceremoninë zyrtare kushtuar 103-vjetorit të Pavarësisë, të zhvilluar në Sheshin e Flamurit dhe Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës.

Në prani të Presidentit të Republikës dhe krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, në Sheshin e Flamurit u ngrit Flamuri Kombëtar dhe më pas, personalitetet më të larta shtetërore zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat