Meta në Gjermani, feston me shqiptarët e Dyseldorfit, 103 vjetorin e Pavarësisë/ “Gjermania, shembull i jashtëzakonshëm i transformimit”

Shqipëria

Meta në Gjermani, feston me shqiptarët e Dyseldorfit, 103 vjetorin e Pavarësisë/ “Gjermania, shembull i jashtëzakonshëm i transformimit”

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:44

Gjermania në tërësi dhe Landi i Ëestfalisë së Renit të Veriut në veçanti, janë një shembull i jashtëzakonshëm i transformimit dhe aplikimit të teknologjive të reja. Modeli i shkollimit dhe kualifikimit dual për të rinjtë është një fushë me interes të lartë për bashkëpunim. Vlerësoj rolin dhe kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Landin e Ëestfalisë së Renit të Veriu dhe nivelin e lartë të integrimit të tyre. Ishin këto mesazhet që përcolli Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar me Presidenten e Parlamentit të Landit të Ëestfalisë së Renit të Veriut, Carina Gödecke.

Gjatë takimit, Meta informoi bashkëbiseduesen e tij mbi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria si një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe theksoi se ndryshimi strukturor në shtetin më të populluar federal të Gjermanisë është një model për Shqipërinë.

Në këtë takim, u diskutua dhe u ra dakord për të vendosur një bashkëpunim të ngushtë mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Landit të Ëestfalisë së Renit të Veriut, sidomos në çështjet e funksionimit të administratës së Kuvendit dhe u ra dakord që specialistë të Kuvendit të trajnohen pranë administratës së Parlamentit të Landit.

Presidentja e Parlamentit të Landit të Ëestfalisë së Renit të Veriut, vlerësoi vizitën e Kryetarit të Kuvendit si shenjë të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, por edhe si të parën e nivelit të tillë në Landin e Ëestfalisë së Renit të Veriut. “Unë shpresoj që sinjali që buron nga ky bashkëpunim, të arrijë tek njerëzit: një sinjal i solidaritetit evropian, si dhe ai që ndodhi ne Evrope, pas zgjerimit të madh në vitin 2004”, tha ajo.

Në një prononcim të dhënë pas takimit, Gödecke u shpreh se marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë në partneritet të ngushtë, por ka ende shumë vend për përmirësim. “Edhe për mua është një kënaqësi sot që jemi bashkë këtu për të nisur një rrugë të gjatë të bashkëpunimit tonë. Ishte kënaqësi që pata edhe një përfaqësues të qeverisë së Landit tonë, Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Integrimit. Ne e filluam punën tonë mbarë me një projekt të parë, që nënkupton vendosjen e një ure bashkëpunimi nëpërmjet ardhjes së një përfaqësuesi të parlamentit shqiptar këtu për ta strukturuar këtë bashkëpunim. Kështu, mund të ndërtojmë ura bashkëpunimi në kulturë”, u shpreh Gödecke.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë dhe në aktivitetin e organizuar me rastin e ditëve të nëntorit shqiptar në Dyseldorf. “Është kënaqësi e jashtëzakonshme dhe privilegj për mua që të jem sot këtu në këtë ditë kaq të shënuar për shtetin tonë dhe kombin tone. Festojmë së bashku, jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë në këtë 103 vjetor të shtetit tonë, por edhe angazhohemi për të ardhmen evropiane të Shqipërisë këtu në zemrën e Gjermanisë që është zemra e Europës”, tha Meta. Sipas tij, 25 vjet më parë vendi më i izoluar i Europës sot është anëtar i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian. “Vendi ynë ka të domosdoshme të zhvillojë në mënyrë strategjike dhe afatgjatë burimet e tij ekonomike dhe natyrore. Shembulli i strategjisë së transformimit të Landit tuaj është i jashtëzakonshëm, dhe jo vetëm frymëzues, por edhe mund të jetë mjaft instruktiv për ne. Në këtë drejtim të rinjtë në vendin tonë kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, në mënyrë që ata të mos e shohin të ardhmen drejt Gjermanisë, por ta shikojnë përmes formimit profesional edhe me ndihmën dhe mbështetjen e veçantë të Gjermanisë në vendin tone”, tha Meta.

Kryeparlamentari shqiptar theksoi se 103-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë e gjen vendin si anëtar i NATO-s dhe me statusin e vendit kandidat për në BE.

E pranishme në aktiviet, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se, gjuha e artit dhe kulturës është gjuha që lidh shqiptarët dhe gjermanët. Kumbaro falënderoi Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

“Dua t’iu falënderoj personalisht dhe në emër të qeverisë shqiptare për ndihmën e jashtëzakonshme dhe për besimin që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë duke mbështetur kandidaturën e saj në rrugën drejt integrimit të Europës”, tha Kumbaro.

Ekspozita me rastin e festës kombëtare shqiptare është pjesë e një serie eventesh të organizuara në këtë Land, nën moton “Nëntori shqiptar në landin e NRË”. Kjo ekspozitë titullohet: “Shqipëria përmes syve të brezit të artistëve 1912 – 2015”.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat