Basha akuza Qeverisë: Liria nuk është e plotë me të varfër dhe arbitraritet

Shqipëria

Basha akuza Qeverisë: Liria nuk është e plotë me të varfër dhe arbitraritet

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:19

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka ndalur akuzat ndaj Qeverisë as ditën e sotme, kur shqiptarët festojnë 103 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Basha tha se 28 Nëntori është një ditë për bashkim, për t’i dhënë lirisë dimensione të plota, por se liria nuk është e plotë me të varfër dhe arbitraritet.

“Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë për lirinë por kjo liri është e palotë pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, arbitraritetit dhe arrogancës. Jam i bindur se ky 28 Nëntor do të shërbejë për një bashkim të ri dhe të madh të Shqiptarëve për ti dhënë lirisë kombëtare dimensionet e plota e të vërteta të lirisë dhe demokracisë, përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta para ligjit”, theksoi kreu demokrat.

Basha ka preferuar që ditën e Flamurit ta kalojë në aktivitetet në Tiran, dhe jo në Vlorë atje ku krerët më të lartë të shtetit janë pjesëmarrës sic do vit në ngritjen e Flamurit kombëtar. Basha zhvilloi homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”, ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike e këshilltarë të saj në bashkinë e Tiranës si dhe veteranë të luftës.

Më pas lideri demokrat zhvilloi homazhet pranë bustit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ndërsa në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat