Beqaj:: Mashtrimi me ilacet dhe tenderat, përgjegjësit do t’u kthejnë paratë qytetarëve

Shqipëria

Beqaj:: Mashtrimi me ilacet dhe tenderat, përgjegjësit do t’u kthejnë paratë qytetarëve

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:06

Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë, është një nga anëtarët e kabinetit qeveritar më të akuzuar nga opozita në lidhje me tenderat dhe skandalet e ilaceve. Por në kulmin e akuzave, Beqaj pranon se mban përgjegjësi politike për gjithcka ndodh në institucionin që ai drejton. Në anën tjetër ministri i Shëndetësisë pohon se përsa i takon skandalit me rimbursimin e ilaceve, përgjegjësit e kësaj skeme mashtrimi do tu kthejnë paratë e humbura qytetarëve.

“U zbulua por ende nuk e dimë se sa është shifra që ka humbur. Përgjegjesi politike mbaj për cdo gjë që ndodh në shëndetësi. Këto para qytetarëve do t’ia kthejnë ata që i kanë marrë sepse prandaj është prokuroria dhe njerëzit e ligjit. Drejtorët e fondit të sigurimeve janë emëruar sipas cdo procedure të rregullt. Jane 14 depo në prokurori, 16 farmaci dhe 25 mjekë që kanë shkelje administrative me fondin. Kjo është situata me rimbursimin dhe po vazhdojmë të kontrollojmë për të nxjerre probleme edhe me barna të tjera”, sqaron ministry i Shëndetësisë nga studio e emisionit “Kapital”.

Beqaj sqaron edhe cështjen e tenderit të barnave të fituar nga kompania “Omega pharma”, drejtuesi i së ciles është arrestuar, që sipas opozites përbën hapur një aferë korruptive. Sipas ministrit, nuk mund të ndalohet pjesëmarrja në tender e dikujt që nuk është shpallur fajtor dhe në këtë rast arrestimi është kryer pas shpalljes së fituesit.

“Për të sqaruar publikun, nuk janë 31 milionë lekë, por shumë më pak sepse në atë garë ka 25 lote dhe totali i 25 loteve është 31 milionë dhe ajo (Omega Pharm) ka vetëm një lot, dmth është dicka tek 600-700 mijë lekë. Por prapë nuk ka rëndësi sepse nuk duhet fituar një tender në mënyrë të paligjshme pavarësisht shumës. Deri ditën që ne e kishim shpallur fitues nuk kishte ndodhur ndalimi i tij dhe për sa kohë dikush nuk eshte shpallur fajtor nga gjykata nuk ndalohet të marre pjesë në tender dhe këtë nuk e vendos unë. “Omega pharma” me spitalin e Vlorës, gjatë 2013 në kohën e PD ka lidhur kontrate pa tender fare”, tha Beqaj.

Ministri i Shëndetësise Beqaj ka folur për lehtesirat fiskale, të cilat sipas tij kanë ulur cmimin e barnave.

“Ne sot kemi në Shqipëri një treg barnash, i cili është 35% më i lirë se ai në 2013. Dmth në qoftë se në Shqipëri në 2013 barnat në tregun e pakicës, në rimbursim e furnizim spitalor apo ato që blihen nga paratë e konsumatorëve, kanë qenë 30 miliardë lekë, sivjet janë 20 miliard leke. Sigurisht efektin e parë e ka dhënë heqja e tvsh pasi 2013 dhe 2015 janë dy vitet ku ka patur ndryshimin nga 10% tvsh në heqje të saj”, sqaroi Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat