103 vjetori, Festimet në Vlorë e kudo

Shqipëria

103 vjetori, Festimet në Vlorë e kudo

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 09:00

Festimet dhe ceremonitë zyrtare janë zhvendosur në qytetin e pavarësisë në Vlorë. Pritet të nisë në “Sheshin e Flamurit” ceremonia zyrtare e ngritjes së “Flamurit Kombetar”.

Në këtë ceremoni marrin pjesë personalitete të larta të shtetit :Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leska, kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe kryetari i qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj.

Pas ngritjes së flamurit, të pranishmit do të vendosin kurora me lule në emër të kombit shqiptar tek varri i Ismail Qemalit.

Ndërkaq pasdite rreth orës 19 00 Presidenti Bujar Nishani organizon pritjen shtetërore, për 103 vjetorin e Pavarësisë. Pritja organizohet në Pallatin e Brigadave dhe do të marrin pjesë personalitete të larta të vendit dhe përfaqësues të selive diplomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat