103-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në Vlorë

Shqipëria

103-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në Vlorë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 07:49

Sipas një njoftimi zyrtar, sot, presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, zv.kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, do të jenë në orën 10:00 në sheshin e “Flamurit” në Vlorë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë.

Opozita e cila feston më 28 nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, ka njoftuar se po në orën 10:00 do të zhvillojë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”.

Sipas njoftimit për shtyp, një orë më pas, homazhet do zhvendosen në bustin e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Ndërsa në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat