Berisha-Ramës: Qeveria jote kriminale. Lirove kriminelin me mandat

Shqipëria

Berisha-Ramës: Qeveria jote kriminale. Lirove kriminelin me mandat

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 23:09

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar qeverinë “Rama”, si “organizatë kriminale”.

“Kriminelin më mandat, Armando Prenga, Edi Rama e liroi duke fallsifikuar ekspertizën”, – ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha, nga profili i tij në Facebook.

“Te dashur miq, Edi Rama urdheroi Sajmir Shullazin apo “Saje Qorrin”, siç i therret Mili ministrit te malavites, te fallsifikoje ekspertizen e fishekut te revoles, me te cilen krimineli me mandat Armando Prega plagosi rende ne komisariatin e policise se Lacit, qytetarin Gjergj Cali.

Keshtu, ekspertet fallsifikatore dhe kriminele, qe kishin gjetur ne ekspertizen e pare se plumbi me te cilin u qellua Cali nuk i perkiste revoles me leje te kriminelit deputet Armando Prenga por revoles tjeter, qe ai nuk e ka me leje dhe qe e ka fshehur.

Ky fallsifikim u perdor per lirimin nga burgu te deputetit vrases. Edi Rama fakton dhe njehere se me akte te tilla kriminale, ai drejton jo nje qeveri qe bazohet ne veprimtarine e saj ne ligje dhe Kushtetute, por nje organizate te vertete kriminale tejet te rrezikshme per fatet e vendit! Sb.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat