Gjykata lë në burg peshkatarët e familjes Cali, deputeti Prenga në shtëpi

Shqipëria

Gjykata lë në burg peshkatarët e familjes Cali, deputeti Prenga në shtëpi

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:10

Gjykata e Lartë nxorri nga burgu deputetin socialist, Armando Prenga, ndërsa Gjykata e Laçit lë në burg anëtarët e familjes Cali, që u konfliktua me të.

Për Nikoll dhe Gjergj Calin trupi gjykues caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj dy peshkatarëve rëndon akuza se gjatë sherrit para komisariatit të Laçit plagosën shoferin e deputetit Prenga, Gazmir Jushi.

Në seancë nuk ishin prezent të akuzuarit, por vetëm avokatët e tyre. Cështja gjyqësore në ngarkim të familjes Cali i kaloi për gjykim Gjykatës së Kurbinit, ndërsa deputeti Prenga gjykohet nga Gjykata e Lartë.

Më 4 shtator pas një konflikti mes peshkatarëve dhe deputetit Prenga, ky i fundit qëlloi me armë ndaj tyre, duke i plagosur. Sot të plagosurit janë në burg, ndërsa deputeti në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat