Basha i përgjigjet Selamit: Nuk jam unë e keqja më e madhe që ka vendi

Shqipëria

Basha i përgjigjet Selamit: Nuk jam unë e keqja më e madhe që ka vendi

Nga: Gjergj Koja Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:16

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj kritikave të bëra së fundmi nga deputeti demokrat Eduard Selami, sipas të cilit lidershipi i partisë më të madhe opozitare nuk ngjall shpresë.

Basha duke shmangur një replike me deputetin demokrat, tha se nuk është ai e keqja më e madhe e vendit.

“Çdokush ka mundësinë të shprehet dhe të japë kontributin e vet konstruktiv. Këtu është detyra ime. Pjesa tjetër mund të jetë detyra e juaja, e gazetarëve. Unë nuk mund të shpenzoj asnjë sekondë dhe asnjë pikë energjie timen apo të PD-së në një debat i cili nuk fokusohet tek e keqja e madhe në vend, që është korrupsioni, krimi i ngritur në sistem, hajdutëria masive dhe mizerja ekonomike që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat