Diplomati suedez: Ndryshime radikale në drejtësinë shqiptare. Jepini fund pabarazisë para ligjit

Shqipëria

Diplomati suedez: Ndryshime radikale në drejtësinë shqiptare. Jepini fund pabarazisë para ligjit

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:04

Diplomatët e akredituar në Tiranë kanë intensifikuar apelin për një reformim radikal në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Apelit të Ambasadorit të SHBA-së, Ambasadores të BE-së dhe asaj të cekisë, Ambasadorit gjerman dhe italian në Shqipëri, i është bashkuar edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Suedisë në Shqipëri. Madje diplomati suedez Johan Ndisi, ka deklaruar nga Gjirokastra se sistemi i drejtësisë ka nevojë për ndryshime radikale.

Ndisi tha se sistemi i drejtësisë bën diferencime mes të pasurve dhe të varfërve. “Sistemi i drejtësisë ka nevojë për ndryshime radikale, çdo vit Suedia e mbështet Shqipërinë me 9 mln euro, por në rrugën e integrimit. Shqipëria duhet të eliminojë pabarazinë, para ligjit duhet të jemi të parabartë. Sistemi i drejtësisë bën diferencime mes të pasurve dhe të varfërve”, tha diplomati suedez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat