Grida Duma, video-mesazh fansave të saj: Gjëja e fundit që dua, është që t’ju zhgënjej

Shqipëria

Grida Duma, video-mesazh fansave të saj: Gjëja e fundit që dua, është që t’ju zhgënjej

Nga: Gjergj Koja Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:50

Grida Duma, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike i ka drejtuar një video-mesazh fansave të saj, ku i shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin e treguar. Duma, i konsideruar si ylli në ngjitje në Partinë Demokratike, pas zgjedhjeve parlamentare të 2013, zhgënjeu me rezultatin e arritur për Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, ku ajo kandidonte përballë Vangjush Dakos. Megjithëse Duma akuzoi rivalin e saj në garë për manipulime, diferenca në përfundim të zgjedhjeve ishte mbi 10 mijë vota. Gjithsesi në video-mesazhin e saj, Duma thekson se ka reflektim dhe përgjegjësi të madhe kur shoh që njerëz si ju më mbështesin sepse gjëja e fundit që do dua, në fund të kësaj rruge t’ju kem zhgënjyer.

Mesazhi i Grida Duma

Të dashur miq!

Kjo është një mënyrë paska më e ngrohtë për t’u përshëndetur dhe për t’ju thënë me zemër që ju jam mirënjohëse. Ju jam mirënjohëse për çdo fjalë të mirë, për çdo urim, për çdo mbështetje dhe mbi të gjitha për besimin.
Për besimin sepse në këtë vend ku jetojmë ku jeta jonë e përditshme është e mbushur me energji negative, është e mbushur me zili, intriga, me të keqen që e presim shumë më thjeshtë se sa të mirën, është e vështirë të vazhdosh të besosh tek disa njerëz.
Herë herë habitem që njerëzit me gjithë hallet dhe problemet e tyre arrijnë të ndjekin ndonjë gjë nga ajo që ne themi, nga ajo që ne përpiqemi të bëjmë. Ju siguroj që nuk kam asnjë reflektim ndaj asnjë sharje ekstreme, nuk kam asnjë vetëgjyqësi ndaj asnjë momenti negativ nëse duhet të bëjmë apo jo gjërat që mendojmë se janë më të mirat. Kam reflektim dhe përgjegjësi të madhe kur shoh që njerëz si ju më mbështesin sepse gjëja e fundit që do dua, në fund të kësaj rruge t’ju kem zhgënjyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat