Manjani takon Nishanin: I shpreha mirënjohjen time! Masa të ashpra ndaj të korruptuarve

Shqipëria

Manjani takon Nishanin: I shpreha mirënjohjen time! Masa të ashpra ndaj të korruptuarve

Nga: Gjergj Koja Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:43

Masa të ashpra dhe konkrete ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas takimit të zhvilluar me Presidentin Bujar Nishani. Referuar edhe arrestimit të një prokurori në Fier nën akuzën e korrupsionit, Manjani deklaroi se është përkrahës i goditjes së ashpër ndaj cdo fenomeni korruptiv.

“Pata një takim pune në një atmosferë të ngrohtë me Presidentin Nishni. i shpreha mirënjohjen time, i paraqita kreut të KLD shqetësimet e mia dhe gjeta mirëkuptim për të punuar në drejtim të menaxhimit të punëve. Kam thënë që do vazhdoj punën e nisur nga ish-ministri Naco, pasi unë nuk prish axhenda, por ndërtoj. Për arrestimin e prokurorit, jam përkrahës i ashpër i goditjes së korrupsionit kështu që do kenë mbështetjen time të pakufishme. Ka disa vështirësi ligjore që shpresojmë të zgjigjen, Do kërkoj cdo lloj inspektimi në cdo rast kur ka shqetësime publike. Kemi plot dosje në tryezë, kam gjetur gjithë mirëkuptimin e Presidentit për një KLD bashkëpunuese", tha Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot se në sajë të Reformës në Drejtësi do merren masa ndaj rasteve të shkeljes së detyrës dhe korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat