Meta, leksion në universitetin “La Sapienza”: BE, destinacioni ynë

Shqipëria

Meta, leksion në universitetin “La Sapienza”: BE, destinacioni ynë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:19

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në vijim të vizitës zyrtare në Itali, ka mbajtur një leksion në universitetin “La Sapienza” të Romës. Meta është pritur nga rektori Eudenio Gaudio dhe studentët në një takim në ambientet e universitetit.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen ndaj drejtuesve të këtij universiteti për mirëpritjen e studentëve shqiptarë. Ai është shprehur krenar për integrimin e komunitetit shqiptar atje dhe arritjet e studentëve që kanë mbërritur nga Shqipëria.

Meta tha se Italia mbetet një partner strategjik historik dhe i natyrshëm për shqiptarët. “Italia ka qenë gjithnjë pranë Shqipërisë në kohë të vështira. Mesdheu na bashkon nën moton “Dy popuj, një det, një miqësi”.

Duke u ndalur në reformat që po ndërmerr së fundmi Shqipëria, Meta tha se ato kërkojnë përgjegjshmëri dhe konsensus ndërpartiak. “Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik. Shqipëria po ndërmerr reforma që kërkojnë përgjegjshmëri dhe konsensus ndër-partiak. Qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta. Bashkimi Europian mbetet destinacioni ynë – model i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat