Lënia e mandatit nga Mark Frroku, kush pritet të zëvendësojë në Kuvend vendin vacant të Kristian-demokratit?

Shqipëria

Lënia e mandatit nga Mark Frroku, kush pritet të zëvendësojë në Kuvend vendin vacant të Kristian-demokratit?

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:52

Mirela Ferracaku është emri që sipas listës shumëemërore të Partisë Krian Demokrate për Qarkun e Shkodrës i takon të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë, pas lënies së mandatit nga Mark Frroku. Sipas listës, pas dorëheqjes së Frrokut, duhet të vintë vëllai i tij, Arben Frroku, por duke qenë se ai është i dënuar nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, i kalon numrit 3 të listës.

Mirela Ferracaku nuk ndodhet në Shqipëri, për arsye shëndetësore ajo ndodhet në Gjermani për më shumë se një viti. Ferracaku ka lindur në Trush të Shkodrës dhe fillimisht ka nisur të angazhohet me FRD. Jo zyrtarisht, mësohet se Ferracaku nuk do ta pranojë këtë mandat për shkak të problemeve me shëndetin. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë lista zbret sipas rendit numëror të renditjes së kandidatëve të paraqitur nga PKD për Qarkun e Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat