Rrëzohet kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Leskajt

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Leskajt

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:05

Parlemanti ka rrëzuar kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste Valentina Leskaj, e cila akuzohet se ka favorizuar djemtë e saj të përfitojnë disa tendera.

Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër.

Gjatë votimit nuk ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, të cilët ndodhen jashtë vendit në vizita zyrtare.

Valentina Leskaj ka reaguar në seancën parlamentare ndaj propozimit të PD-së për heqjen e mandatit të saj, duke e akuzuar opozitën për sulme armiqësore.

Duke komentuar akuzat e bëra në adresë të djemve të saj për favorizim në tendera, Leskaj i ka cilësuar ato si një “sulm politik” ndaj personit të saj.

“Ky është një sulm politik ndaj meje dhe familjes time. Ndaj meje u organizua një sulm ‘blic’ me deklarata e konferenca shtypi. Por ju nuk keni për të gjetur kurrë një papajtueshmëri të mandatit tim me ligjin. Ju kishit nevojë për të pavërteta sepse donit të bënit sulmin ndaj meje”,- ka thënë mes të tjerash Leskaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat