Meta-Graso: TAP do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë

Shqipëria

Meta-Graso: TAP do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:55

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u prit në Romë nga Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Graso.
Palët dikutuan për bashkëpunimin mes vendeve, sidomos marrëveshjet në sektorët më strategjikë të ekonomisë siç është ai i realizimit të projektit TAP.
Meta dhe Graso thanë se ka ardhur koha që të dy vendet të rrisin cilësinë e bashkëpunimit edhe në sistemin bankar, energji e infrastrukturë.

“Vlerësoj peshën dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm t’ju ndihmojmë të avanconi edhe më shpejt në rrugën tuaj evropiane, sepse besojmë se me reformat e duhura i gjithë Ballkani e ka vendin e tij të sigurt në Bashkimin Evropian. Jam vërtetë i lumtur që i ritheksova Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ndjenjat e miqësisë dhe solidaritetit italian dhe të dy parlamenteve tona, që të mund të bashkëpunojnë shumë më mirë dhe të ndërtojmë atë të ardhme miqësore dhe solidariteti që dëshirojmë të gjithë”, u shpreh Presidenti i Senatit Italian, Graso.

Ndërsa, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë tha se me Presidentin Graso kemi konfirmuar edhe njëherë vullnetin e vendosur për të ecur drejt konkretizimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë. “Në këtë drejtim senati italian nën drejtimin e Presidentit Gaso luan një rol të rëndësishëm dhe ne besojmë shumë që këto shkëmbime ndërparlamentare do të kontribuojnë për forcimin e raporteve të shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe dy popujve tanë”, tha Meta.

Duke u ndaluar mbi ecurinë e proçesit të integrimit në BE, ai shtoi se Shqipëria është e angazhuar seriozisht në axhendën e integrimit europian, duke fokusuar përpjekjet në përmbylljen e reformës në fushën e drejtësisë, e cila do të hapë rrugën për çeljen e negociatave për anëtarësimnë BE.

Më herët, kreu i Kuvendit u prit edhe nga Kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin italian, Vannino Chiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat