Siri: 17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në dorë të ISIS

Shqipëria

Siri: 17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në dorë të ISIS

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:47

17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në Siri, pasi baballarët e tyre janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e organizateve terroriste të ISIS-it. “ABC News” ka mësuar se besimtarët myslimanë shqiptarë, që i janë bashkuar luftëtarëve në Siri, nuk kanë sakrifikuar vetëm jetën e tyre, por edhe të fëmijëve, të cilët i kanë marrë me vete.

Sipas burimeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, rezulton se gjatë luftimeve në Siri e Irak nga viti 2012 e deri më tani janë vrarë 14 shtatas shqiptarë.

Nga të dhënat e dosjes, rezulton se 7 prej këtyre viktimave janë larguar drejt Lindjes së Mesme së bashku me familjet e tyre. Referuar këtyre të dhënave, rezulton se 7 të vrarët kanë lënë pas bashkëshortet dhe 17 fëmijë jetim.

Në mesin e fëmijëve jetim, thuhet në dosje, vetëm 3 prej tyre janë të moshës madhore ndërsa 14 fëmijët e tjerë janë të mitur.

Burimet thonë se bashkëshortet e këtyre të vrarëve, nga kontaktet me fmailjarët e tyre në Shqipëri, kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer por që nuk i lejojnë për shkak të bllokimit të pasapoortave.

Gjithashtu, thuhet se fëmijët e rritur janë angazhuar në luftime ndërsa të miturit gjatë ditës ndjekin mësime fetare. Në dosje, thonë burimet, rezulton se përveç fëmijëve jetim, të vrarët kanë lënë edhe prindërit të cilët i kanë marr me vete.

Në mesin e tyre është Sherif Taushani, i cili mendohet se është vrarë dhe se ka lënë në Siri bashkëshorten, 3 fëmijët dhe dy prindërit e tij. Ndërsa Shkëlzen Dumani krahas dy fëmijëve jetim ka lënë në Siri edhe nënën e tij, e cila kishte shkuar për ta bindur atë të kthente fëmijët në Shqipëri.

Në dosje nuk jepen detajet e vendbanimeve të tyre, por dyshohet se bashkëshortet dhe fëmijët e të vrarëve janë në qytete të ndryshme të Sirisë dhe Irakut. Aty renditen vetëm emrat e të vrarëve, fëmijëve të tyre dhe kohën e largimit drejt Sirisë.

Sipas listës që “ABC News” ka arritur të sigurojë rezulton se i vrari Hamit Muslija është larguar në janar të 2013 nga Shqipëria dhe pas vrasjes ka lënë jetim 4 fëmijë të gjithë të moshës së mitur.

Në moshë të madhe, rezulton se ka lënë jetim 3 fëmijët e tij Hasan Korvafaj i cili është larguar nga Shqipëria në nëtor të vitit 2012.

Nga ana tjetër Diamant Rasha dhe Ervin Hasanaj, që të dy janë bashkuar luftëtarëve të Sirisë në janar të vitit 2013 dhe pas vrasjes kanë lënë secili nga 2 fëmijë të mitur jetim.

Ndërsa Bledian Hamza edhe ky i larguar drejt Sirisë në janar të 2013 ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat