Rrufeja djeg shtëpinë, 12 persona të pastrehë

Shqipëria

Rrufeja djeg shtëpinë, 12 persona të pastrehë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:18

12 persona të familjes Qato në Skrapar kanë mbetur të pastrehë, pasi shkarkesa e një ngarkese elektrike gjatë mbrëmjes së të mërkurës ka djegur banesën e tyre.

Mësohet se, gjatë stuhisë dhe reshjeve të një nate më parë në këtë zonë, një shkarkesë elektrike ka goditur rrjetin elektrik të banesës në fshatin Novaj.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit të gjithë pjesëtarët e familjes kanë qenë brenda, dhe ka qenë e pamundur shpëtimi i orendive.

Zjarri që përfshiu të gjithë banesën ku jetonin dy familje, shkatërroi gjithçka. Ndërkohë, të 12 banorët e mbetur të pastrehë kërkojnë ndihmën e bashkisë për t’u strehuar përkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat