Berisha-Ballës: Të kanë kapur që bëje trafik në kufi në Maqedoni

Shqipëria

Berisha-Ballës: Të kanë kapur që bëje trafik në kufi në Maqedoni

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:10

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë diskutimeve në Kuvend përmendi një episod që sipas tij ka ndodhur në pikën kufitare me Maqedoninë, ku deputeti socialist ka treguar pasaportën diplomatike për t’i shpëtuar kontrollit.

“Të kanë kapur makinën në kufi me Maqedoninë duke bërë trafik, u ke treguar pasaportën diplomatike”,- tha Berisha referuar deputetit Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij, Berisha duke iu referuar fjalës që mbajti Balla në Kuvend tha: “Shprehte keqardhje pse dënoheshin ata që janë marrë me krime si ai me trafik e përdhunime”.

Duke folur rreth projektligjit për Dekriminalizimin që pritet të miratohet sot Berisha u shpreh se opozita sot korr një fitore kundër “djallit”.

“Opozita korr sot një fitore, pas një beteje me krimin. Beteja me krimin, beteja me djallin. Ky është hapi i parë. Ata që nxorën hanxharët e krimit do të ikin. Ju jini të mundur nga forca e antikrimit. Ju jeni parti krimi, jeni strehë krimi”, – tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat