28- 29 Nentori, Tirana bëhet gati për festa, do vijë dhe John Newman (Foto)

Shqipëria

28- 29 Nentori, Tirana bëhet gati për festa, do vijë dhe John Newman (Foto)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:05

Tirana po bëhet gati të festojë 28 dhe 29 nëntorin. Bashkia e Tiranës ka përgatitur axhendën e festimeve, por për një atmosferë me nota më kombëtare kryebashkiaku Veliaj ka ftuar kryeqytetasit të vënë flamurin në ballkonet e shtëpive.

Aktivitetet për të festuar ditën e Flamurit dhe Clirimin nisin paraditen e së shtunës ku është programuar ceremonia e ngritjes së flamurit në qëndër të tiranës
Më pas festa vijon me organizime të ndryshme për fëmijë e të rritur.
Përgjatë 28 dhe 29 Nëntorit përveç argëtimeve të shumta qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Panairin e Luleve si dhe atë të produkteve Bio që vijnë nga fshatrat e Tiranës
Aktivitetet kulmojnë në datë 29 kur në skenën që po ngrihet në qëndër të Tiranës do të performojë këngëtari që kryeson top listat britanike John Newman.

Rehabilitohen Varrezat e Deshmoreve
Vetëm pak ditë përpara festave të 28 – 29 Nëntorit, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve. Vendi ku zhvillohen ceremonitë e përvitshme këtë radhë do të ketë një tjetër pamje . Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit ka ndërhyrë në pllakat tek sipërfaqet e ndryshme në Varrezat e Dëshmorëve, për pastrimin e mbetjeve, për ndriçimin e pllakave, për shtimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e luleve dhe rregullimin e ndriçimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjes së bashkisë janë duke bërë gati hapësirën e Varrezave të Dëshmorëve. “Në prag-festat e Nëntorit, Tirana nuk i harron heronjtë e saj. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkia Tirane në punë, që çdo gjë të jetë gati te Varrezat e Dëshmorëve. Vendose edhe ti flamurin në shtëpinë tënde”, shkruan Veliaj. Kryebashkiaku ka ftuar të gjithë qytetarët që të vendosin flamuj kombëtar në shtëpitë e tyre për t’i dhënë një atmosferë festive kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat