Agim Musta: Hazbiu urdhëroi balerinat të argëtonin marinarët rus

Shqipëria

Agim Musta: Hazbiu urdhëroi balerinat të argëtonin marinarët rus

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:39

Agim Musta i ftuar në emisionin “Opinion” në “TV Klan”, tregoi një histori të vitit 1957, kur në Shqipëri erdhi Flota e Detit të Zi.

“Në vitin 1957 erdhi flota e Detit të Zi. Qeveria shqiptare dha një pritje në Pallatin e Brigadave. U sollën edhe 30 vajza nga Teatri i Operas dhe Baletit.

Kadri Hazbiui ju thotë vajzave: ‘oficerët janë ndarë nga familja, mund t’ju pickojnë, por ju nuk do të të thoni asgjë’. Vajzat më pas thanë se: ‘Na pickuan, na shtrënguan dhe ne nuk thamë asnjë llaf’”.

Ndërsa poeti Agim Doçi, pyetjes nëse kishte presion për ata artistë që e kishin gruan e bukur, iu përgjigj “Po”. Madje sipas Doçit, kishte edhe artistë që binin pre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat