Dekriminalizimi/Doda: Ligj për shplarje fytyre që politika ia ofroi vetes. Krimin në Kuvend e sollën liderët e mëdhenj

Shqipëria

Dekriminalizimi/Doda: Ligj për shplarje fytyre që politika ia ofroi vetes. Krimin në Kuvend e sollën liderët e mëdhenj

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:04

Ligj për shpëlarje fytyre që politika ia ka ofruar vetes. Kështu e ka cilësuar nga foltorja e Kuvendit, deputetja Mesila Doda, pr/ligjin mbi dekriminalizimin, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi të miratojë propozimet e bëra prej saj dhe zv.Kryetarit të Parlamentit Shpëtim Idrizi, mbi dekomunistizimin.

“Sot po flasim për dekriminalizimin, i gjithë vëndi është përfshirë brenda kësaj beteje mediatike, që as e krijoi vetë e as i takon ta vuajë. Në janar të vitit 2014 kur bashkë me disa kolege nisëm betejën kundër zëvendësimit të mandateve parlametare të zonjave deputete, aksioni ynë u duk i pavend madje dikush shqiptoi dhe gjysëm akuza se ishte protagonizëm politik.

Pas kaq kohësh e ndjej veten më shumë se mirë të deklaroj se beteja për mosdorzimin e politikës përballë krimit nisi nga ajo ditë dhe shpresoj fort se produkti i këtij projektligji që vjen sot shënon jo thjesht të përmirsojmë cilësinë e klasës drejtuese në vend, por mbi të gjitha lehtësojmë atë perceptim kriminal e të shëmtuar që shqiptarët kanë për të gjithë ne”, tha ajo.

Në vijim Doda ka drejtuar kritika të forta ndaj mënyrës sesi funksionojnë partitë politike në Shqipëri, duke theksuar se krimi nuk erdhi vetë brenda parlamentit, brenda politikes e vendimarrjes, atë e sollën liderët e mëdhenj, ata që e konsiderojne veten gjysëm zotër, sepse ne nuk kemi kryetar partish, ne kemi sulltanër, kemi mbretër, kemi monarkë në krye të strukturave politike.

“Unë kam nisur një betejë këtu e disa vite më parë dhe kishtë në thelb të saj ka heqjen e krimit politik të diktaturës nga drejtimi i vendit, nga politika, egzekutivi dhe vecanërisht nga drejtësia dhe ndarjen përfundimtare nga e kaluara kriminale e këtij vendi. Unë besoj se Shqipëria nuk u nda kurrë nga krimi i djeshëm me qëllim që të shantazhonte e të masakronte të ardhmen e vendit.

Pse nuk i hoqëm përgjegjsit e djeshëm nga politika, nga sherbimet secrete, nga drejtësia, nga egzekutivi…e DIni pse??? Sepse ata që marrin vendime nuk janë më të mirë se xhelatët e djeshëm. Nëse ata janë egzektuesit e krimeve, ata që marrin vendime e nuk e ndajne dot Shqipërinë nga krimi i djeshëm janë shantazhues, frikacakë e mbështetës në heshtje të kaluarës kriminale. Në emër të kësaj të kaluare kriminale u rrit e u bë dallgë arroganca, injoranca, vaniteti i pushtetit që u ndërtua në një shoqëri që nuk po ndahet nga tranzicioni”, tha Doda.

Duke sjellë në vëmendje amendamentet mbi dekomunistizimin, deputetja Doda theksoi se në bazë të tyre nuk mund të kandidojnë, nuk mund të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët ne periudhën nga 29 Nëntori 1944 deri me 2 Korrik 1991, brenda apo jashtë vendit kane qene te përfshirë në:
a) Strukturat e ish-Sigurimit te Shtetit;

b) Bashkëpunëtorë te ish-Sigurimit te Shtetit;

c) Strukturat Drejtuese te Partisë Punës se Shqipërisë te Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë, ne nivel lokal apo qendror;

d) Funksione te larta drejtuese te pushtetit Ekzekutiv ne Republikën Popullore Socialiste te Shqipërisë, ne nivel lokal apo qendror;

e) Drejtimin e forcave te armatosura te Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë;

f) Strukturat e Hetuesisë se Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë

g) Ne detyrën e Gjyqtarit dhe Prokurorit ne Republikën Popullore Socialiste te Shqipërisë.

“Nëse ne ndalojme nje person të akuzuar për trafik, plagosje, vrasje apo vepra të tjera kriminale pas ’90, nuk di pse personat përgjegjës për krimin politik për 45 vjet duhet të kursehen, dihet të konsiderohen si me pak te rreIkshëm se ata që kanë vrare, plagosur e torturuar pas ’90-ës. Pse mbrojtësit e krimit politik dhe arkitektët e dhunës ndaj një populli janë me pak kriminelë se kriminelët ordinerë? Kjo ka vetëm një përgjigje te mundshme.

Ka një marrëveshje të heshtur për ta amnistuar këte kastë kriminelësh ndaj unë mbeshtes me gjithe zemër ata të persekutuar, burra e gra që sot përpara Parlamentit kërkonin heqjen e kriminelëve, prokurorve e gjykatesve, shefave të Partisë së Punes që mbollën terror, burg e prapambetje skllavëruese per një popull”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat