Berisha sfidon të majtët në Kuvend: Pranoni testin e drogës, nëse Rama nuk del i droguar i kërkoj ndjesë publike

Shqipëria

Berisha sfidon të majtët në Kuvend: Pranoni testin e drogës, nëse Rama nuk del i droguar i kërkoj ndjesë publike

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:37

Kuvendi debatoi mbi pr/ligjin për dekriminalizimin, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar deputetët e mazhorancës në lidhje me testin e drogës, propozim i bërë nga demokratët në kuadër të procesit të dekriminalizimit. Berisha theksoi se pa testin e drogës, ligji për dekriminalizimin është i gjymtuar.
"Ky është ligj i gjymtuar pas testin e drogës. Edi Rama është i droguar sipas shumicës së shqiptarëve ka dhe tjerë që e përdorin po pse nuk akuzohen? Pse ju spranoni testin e drogës.? Ai është në overdrozë, pse s’kanë tjerët ashtu fotosh. Rrotullimi sy efekt droge, thoni jo? Pse e refuzoni testin? Hajde jua mban ju sfidoj të bëjmë testin e drogës? "-tha Berisha.
Ish-Kryeministri ka rreshtuar një seri akuzash në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Berisha tha se shumica e shqiptarëve janë të bindur se Edi Rama është i droguar, madje në overdozë. “Vjen në Parlament i varet koka, i rrotullohen sytë njëlloj si efektet e drogës. Ndaj ju ftoj, pranoni testin e drogës, mos kini frikë dhe nëse nuk rezulton i tillë unë i kërkoj një ndjesë publike”, tha Berisha.
Berisha tha se gjatë fushatës 2013 Rama takonte banditë përpara zhvillimit të fushatës. “Gjatë fushatës së 2013 Rama në cdo qytet do zhvillonte prapa kuintave takime me banditë, cila ishte pyejta që ju shtronte. Keni takuar ju ndonjëherë ndonjë kryeminstër? Ata më shanin mua. Qytet më qytet, këto i kishte në kuadër të aleancës së qelbësirave.
Në 2 vjet me shpejtësinë më të rrufeshme me medota të vjetra të etërve të tij vendosi në sundim bandat në të gjitha nivelet. Po pse krimi është institucioni suprem i qeverisjes së Ramës. Po marr këtu parlamentin, 80% e këtyre deputetëve nuk e çelin gojën sepse hanxharët e krimit në sallë i kërcënojnë dhe thonë më mirë të mos flasim.
Kjo qeveri është një organizatë e mirfilltë kriminale. A nuk është kriminale që Bashkim Tahiri kapet jo nga ne, por nga ju, që vjedh recetat dhe ilacet e pacientëve. Dhe del ministri tjeter, i biri i Bashkim Tahirit dhe i rremben si bandit shoferit te tij patenten ne rruge dhe i kthehet patenta pasi nje zonje qe quhet Shpresa Balla, une nuk e njoh, qe detyrohet te fshije cdo gjurme qe i behet Bashkim Tahirit. A nuk është lidhje kriminale kur ministri i Rendit blen skafin, dhe do të japë llogari këtu për skafin, unë do ti nxjerr me dokumenta. Pra bletë skafin dhe ja len trafikantëve.
A nuk është sundimi i krimit kjo kur Shullazi hyn në drejtorinë e Tiranës dhe nxjerr të ndalurin e tij, i fut dhe një qyt policit dhe pritet nga kryeministri”, tha Berisha.
Por nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha se opozita nuk duhet të mburret me ligjin e dekriminalizimit në një kohë që shqiptarët ende vuajnë padrejtësinë, por duhet punuar bashkarisht për miratimin e reformës në drejtësi.

“Ulni gishtin e akuzës dhe kokën në shenjë respekti për hallet e qytetarëve. Nuk ka vend sot për dekorata dhe për mburravecë podiumesh. Kjo seancë duhet të na bëjë të gjithëve me turp. Duhet të zgjidhim hallin e madh të qytetarëve, që janë njerëzit që i kanë shpëtuar drejtësisë. Kësaj nuk i kemi dhënë zgjidhje. Nuk ka vend për t’u mburrur. Po dënojmë ata që janë dënuar, por çfarë do bëjmë me ata që nuk janë dënuar ende? Po i themi shqiptarëve se nuk do të keni më në Parlament njerëz të dënuar, por do të vazhdoni t’i keni në pallat, do vazhdoni t’i keni biznesmenë. Do i shikoni kudo. Po i heqim nga Parlamenti, por po jua lëmë juve në derë. Për këtë po mburremi? Sot po i themi shqiptarëve se, edhe pse nuk po marrin pronat, të rrinë të qetë se nuk do të votojnë më njerëz të dënuar, edhe pse ai që të ka vjedhur është i lirë. Për këtë po mburremi? Shqiptarët duan drejtësi, duan që vrasësi dhe hajduti të dënohet; të ndihen me pushtetin e drejtësisë; për reformën në drejtësi. Para se të rrihni gjoksin, heshtni sepse shqiptarët vuajnë ende padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë. Ne kemi vetëm një mision: t’ i kthejmë rrogën qytetarëve mbrapsht nëse nuk miratojmë reformën në drejtësi” tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat