Dekriminalizimi/Cara: Olldashi e kërkoi dy vjet më parë

Shqipëria

Dekriminalizimi/Cara: Olldashi e kërkoi dy vjet më parë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:11

Në kohën kur në Kuvend po diskutohej pr/ligji për dekriminalizimin, deputeti demokrat Igli Cara, ka sjellë në vëmendje përmes një postimi në rrjetin social Facebook, fjalimin e mbajtur në sallën e Parlamentit nga ish-deputeti i ndjerë Sokol Olldashi. Cara thotë se u deshën dy vite që politika shqiptare të kapërcente sikletin me veten. “Sokol Olldashi 2 vjet më parë , mbajti në parlament një fjalim historik , për nga reflektimi i thellë dhe vizioni për një Shqipëri ndryshe, " Në këtë sallë nuk mund të qëndrojnë politikanë e kriminelë bashkë ".... ishin disa nga fjalët e tij. U deshën dy vjet që politika shqiptare ta kapërcente sikletin me veten, Le te jete votimi i ligjit kunder dekriminalizimit fillimi i pastrimit te politikes...”, shkruan Cara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat