Dekriminalizimi/Braho: Amendamentet e PD për testin e drogës, taktika mizerabël dhe të pabesa

Shqipëria

Dekriminalizimi/Braho: Amendamentet e PD për testin e drogës, taktika mizerabël dhe të pabesa

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:58

Mazhoranca parlamentare kundërshton amendamentet e propozuara nga opozita në lidhje me dekriminalizimin.

Amendamentet e depozituara në Kuvend në lidhje me pr/ligjin për dekriminalizimin kanë të bëjnë me testin e drogës, ndërsa kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cilësoi ato si taktika mizerabël dhe të pabesa. Braho kërkoi në seancën parlamentare miratimin e pr/ligjit sikundër ishte miratuar me konsensus në Komisionin e Posacëm Parlamentar, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha kërkoi shtyrjen e miratimit të draftit pasi në sallën e Kuvendit sipas tij duhej të ishte edhe Kryeministri Edi Rama. “E konsideroj pavend tendencën për ta tejzgjatur farsën e diskutimeve të sotme vecanërisht turavrapin për të marrë flamurin e autorësisë dhe protagonizmin thjesht për kapital politik si dhe përrenjtë e akuzave dhe llumit që do tentojnë të hidhet edhe sot. Kemi përfunduar një proces mjaf të rëndësishëm dhe historik, mjaft gjëra që nuk i vlejnë më këtij procesi. Qëndrimi pasens i papërgjegjshëm si dhe kërkesa për të sjellë përsëri në vëmendje diskutuar për votim dy amendamentet të ashtuquajtur amendamente të testit të drogës nuk janë normale. Do ta konsideroja këtë synim si zvarrtije, lojëra taktike mizerabël dhe të pabesa, ndërkohë që ky kapitull është mbyllur tashmë njëherë e mirë në Komisionin e Posaçëm”, tha Braho.

Para nisjes së seancës, Konferenca e Kryetarëve vendosi që pr/ligji për dekriminalizimin të futej në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat