Ndahet nga jeta akademiku Jorgo Bulo

Shqipëria

Ndahet nga jeta akademiku Jorgo Bulo

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:39

Ndahet nga jeta akademiku Jorgo Bulo. Historiani i letërsisë, kritiku letrar dhe profesori Jorgo Bulo është ndarë nga jeta sot në moshën 76-vjeçare.

Bulo mban titullin Profesor Doktor dhe është autor i një sërë studimesh në fushën e letërsisë. Ai është një ndër gjuhëtarët që ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, botuar në Tiranë, në vitin 1980.

Në nisje të seancës së sotme, deputetët e Parlamentit të Shqipërisë mbajtën një minutë heshtje në nderim të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat