Reforma në Drejtësi/Ambasadorja çeke: Të largohen të korruptuarit, Shqipëria po humbet shumë kohë

Shqipëria

Reforma në Drejtësi/Ambasadorja çeke: Të largohen të korruptuarit, Shqipëria po humbet shumë kohë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:38

Ambasadorët e akredituar në Shqipëri vijojnë të japin sinjale të qarta dhe të prera në drejtim të politikës shqiptare për të mos humbur kohë dhe për të miratuar sa më parë reformën në drejtësi. Pas Ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe Ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, edhe Ambasadorja e Cekisë Bronislava Tomasova e ka cilësuar reformën në drejtësi jo vetëm si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE, por dhe si një kusht në luftën kundër korrupsionit.

“Efikasiteti i luftës kundër korrupsionin nuk është e mundur pa një drejtësi efikase. Reforma është kusht për hapjen e negocitave. Kjo reformë është themeli i një shteti ku prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar të mos punojnë më në këtë sistem”, theksoi Tomasova. Diplomatja ceke ishte e pranishme në tryezën e organizuar në Shkodër, në kuadër të diskutimeve publike për reformën e drejtësisë.

“Duhet te arrihet besimi dhe të largohen të korruptuarit. Partitë nuk ndajnë të njëjtat qëndrime por propozimet e eksperteve uroj të arrijnë kompromisin Dje ishte vonë për këtë reformë, vendi është duke humbur shumë kohë dhe duke shpenzuar shumë” shtoi më tej ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat