Veliaj: Rifillojmë projektin për parkimin nëntokësor të makinave në Parkun Rinia

Shqipëria

Veliaj: Rifillojmë projektin për parkimin nëntokësor të makinave në Parkun Rinia

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se do të rifillojë projekti për parkimin nëntokësor të makinave në Parkun Rinia. Në një deklaratë pas përurimit të restaurimit të monumentit të Pavarësisë, Veliaj tha se ky parkim nëntokësor me një kapacitet prej 1000 makinash do të çlirojë trafikun në qendër të kryeqytetit.

“Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se duke qenë se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor këtu në Parkun Rinia. Me hapjen e parkimit nëntokësor, i cili do të lehtësojë shumë edhe cështjen e trafikut në qendër të Tiranës, pjesa e atij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve. Kështu që të mos bëjmë batutë për batutë do ta bëjmë me themeli kur të jetë edhe investimi i madh që do të ndodhë për parkimin nëntokësor, një parkim nëntokësor që besoj do të jetë për rreth 1000 makinë, çka do e clirojë në mnyrë të ndjeshem bulevardin jo vetëm në ditët me shi, por edhe në ditët e tjera dhe cka do na mundësojmë kur të kemi ditët pa makina të mos ndihet fal një parkimi të madh që do të jetë në nëntokë”, theksoi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat