Ish të përndjekurit protestë para Kuvendit, përplasen me policinë

Shqipëria

Ish të përndjekurit protestë para Kuvendit, përplasen me policinë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:19

Një grup ish të përndjekurish janë përplasur me policinë gjatë një proteste të zhvilluar para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Shkak për përplasjen u bë tentativa e ish të përndjekurve për të hyrë në oborrin e Parlamentit, ndërsa policia kishte vendosur një kordon sigurie. Protesta e ish të përndjekurve u zhvillua në një kohë kur Kuvendi po diskutonte pr/ligjin për dekriminalizimin, i miratuar me konsensus në Komisionin e Posacëm Parlamentar.

Policia ka shoqëruar një nga ish të përndjekurit, ndërsa ky veprim është kundërshtuar nga protestuesit. Mësohet se personi i shoqëruar është dërguar në mjediset e Komisariatit nr 1, ndërsa ish të përndjekurit zhvendosën protestën e tyre para godinës së policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat