Halimi: Ligji i dekriminalizimit, prish kontratën e qeverisë me krimin

Shqipëria

Halimi: Ligji i dekriminalizimit, prish kontratën e qeverisë me krimin

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:07

Ligji i dekriminalizimit prish kontratën e qeverisë me krimin. Kështu u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi gjatë seancës së sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Halimi theksoi vendi po ecte me shpejtësi drejt një shtegu që po mbytej, por ndërkombetarët na detyruan, të uleshim bashkë, ne të hynim në Parlament dhe ju të PS të pranonit se çeshtja e dekriminalizimit të parlamentit dhe dekriminalizimi i politikës në përgjithësi, ishte një çeshtje fondamantale nga e cila nuk shpëtonit dot.

“Dekriminalizimi i parlamenti sot merr përgjigje, e cila erdhi pa padyshim: pas miratimit me konsesus të marrëveshjes mes paleve me mbikqyrje ndërkombëtare, pas ekspertizës së çmuar të ekspertëve euroamerikane, të ambasadës italiane spicifikisht, që kishin hartuar ligjin Severino, pas punës së bërë nga ekspertët e PD, dhe pa as me të voglin dyshim, pas këmbënguljes dhe vendosmërisë së Lulzim Bashës për ta çuar deri në fund kauzën e PD, për të ndërtuar një politikë të pastër, me njerëz të virtyteshëm. Për t’i hequr vendit njollën e krimit që ka pushtuar politikën e për të garantuar një të ardhme më të mirë për vendin ku rrisim femijët tanë”, tha Halimi.

Në vijim ligjvënësi demokrat ngriti disa pyetje, të cilave i dha po përgjigje vetë, në lidhje me faktin sesi personat me rekorde kriminale u përfshinë në administratën publike, apo sesi ata morën mandate të zgjedhurish. “E gjithe kjo erdhi sepse dikush e kishte parashikuar në zgjedhjet e fundit të bente marrëveshje me krimin, me njerëzit e krimit, me mendimin se potenciali i krimit me njohje, forcë dhe para, do ti sillte një fitore politike. Kontrata ishte e qartë: ju më ndihmoni me potencialin tuaj në zgjedhje, nesër unë në qeveri ju ndihmoj juve. Kjo kontratë me krimin, si nje instrument politik, është kontrata më e keqe dhe më vrastare për shtetin ligjor, vrastare për demokracinë, vrastare për ekonominë që vihet në shërbim të tyre, për qytetaret, vendin për të ardhmen e tij”, tha Halimi.

Sipas tij, e gjithe kjo kontratë me krimin ka provën edhe me të qartë para zgjedhjeve lokale. “Ambasadoret dorëzuan dosjet e kandidatëve për kryetarë bashkie, të cilët kishin rekorde. Nuk na i dhane ne, por kërkesat për verifikim të atyre që kishim kërkuar ne, ia dhane PS, ia dhanë Ramës personalisht”, theksoi Halimi.

Referuar ligjit për dekriminalizimin, ai theksoi se drafti ka dy objektiva të qartë: të prishë kontratën me krimin e bërë para zgjedhjeve, dhe të eleminoje cdo pasojë e ardhur nga ky shkak, pra dekriminalizmin, largimin e plotë, të menjëhershëm të gjithë atyre zyrtarëve me rekorde të tmershme kriminale, kudo që janë, si dhe të garantojë që kjo fenomen i tmershëm për vendin të mos përsëritet më, mos lejojë kryetarët e partive që të vendosin sërish në të ardhmen as në Parlament dhe as në administratë publike, njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat