Berisha: Mëshira, si maskë për të fshehur hajninë!

Shqipëria

Berisha: Mëshira, si maskë për të fshehur hajninë!

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:51

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për fondin e emergjencave i cili po keqpërdoret nga Qeveria e kryeministrit Edi Rama.

“Fondi i emergjences perdoret per te blere dekoderat stok te Dixhitalbit.
Te dashur miq, jave me pare denoncova ne parlament historine e dekoderve per te varferit, si histori meshire e piktorit deshtak per te vjedhur parate publike me dekoderet e Dixhitalbit.
Tani rezulton se 1.4 milione euro per te blere stoqet e dekoderve te Dixhitalbit, Edi Rama po merr nga fondi i permbytjeve civile per xhepat e tij dhe rrethit te tij.
Pra per mijera shtepi dhe biznese te permbytura gjate ketyre muajve ne Vlore, ku ai eshte deputet, ne Fier ku sundon sivllau Kokedhima, ne Tirane ku qeveris 99-shi i tij, qeveria nuk dha asnje qindarke sepse parate e parashikuara per keto emergjenca, piktori deshtak po i perveteson duke blere dekoderat e Dixhitalbit per te varferit e vendit.
Te vjedhesh te permbyturit, perserit vepren makabre te nje personazhi te Viktor Hygo qe vidhte te plagosurit. Po shtoj ketu se mediat kane vertetuar se piktori deshtak, milionat e udhetimeve te tij te panumerta i merr nga fondi i te perndjekurve politik. Po keshtu, kete vit familjet e varfera nuk kane marre asnje qindarke si rimbursimi per librat e shkolles per femijet, siç ju takojne me ligj. Parate e rimbursimit te librave nder te tjera jane perdorur per te paguar rrogat e ujesjellesve. Meshira, si maske per te fshehur hajnine!”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat