Deputetja më e re e LSI: Kejdi Mehmetaj, e zhgënjyer nga politika

Shqipëria

Deputetja më e re e LSI: Kejdi Mehmetaj, e zhgënjyer nga politika

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 21:51

Ndonëse prej dy vitesh ka marrë mandatin si deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj është e zhgënjyer nga politika shqiptare. Deputetja 22-vjeçare, më e reja ndër ligjvënësit shqiptarë, thotë në një intervistë për Report Tv se edhe pse e njeh politikën shqiptare prej 8 vitesh si aktiviste e LSI-së, ajo nuk është aq e pastër saç predikohet në media.

“Në janar unë bëj 8 vite si aktiviste e politikës dhe duke u rritur pjek mendimet e tua. Nuk ka qenë në ëndrrat e mia që të bëhesha deputete në një moshë kaq të re. Ka pas raste që jam zhgënjyer qoftë me politikën aktive, mënyrën si diskutohet në parlament, por këtë e prisja se e dija që nuk është kaq e thjeshtë.

Unë jam zhgënjyer për burokracitë që duhet të kalosh nëpër dyert e insitucioneve. Predikohet ajo që është e pastër dhe e drejtë në media dhe kur bën punën konkrete aty kupton që luhen gjëra që nuk janë në interes të qytetarëve. Është për të ardhur keq që në parlament dëgjojmë vetëm akuza, ” thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat