Gjanica del nga shtrati te "Ura me Shkallë", Bashkia: Merrni masa

Shqipëria

Gjanica del nga shtrati te "Ura me Shkallë", Bashkia: Merrni masa

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:53

Lumi Gjanica në qytetin e Fierit, ka dalë sërish nga shtrati në një pjesë të tij si pasojë e prurjeve të mëdha nga shirat e fundit. Gjanica ka dalë nga shtrati në vendin e quajtur "Ura me Shkallë" në dy anët e saj, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të lagjes 1 maji për në qendrën e qytetit.

Aktualisht nuk raportohet për dëme në banesa apo biznese, por nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve. Bashkia e Fierit u ka bërë thirrje banorëve që të marrin masat, pasi ekziston mundësia e përmbytjes nga vërshimi i ujrave.

Sakaq grupi i emergjencave civile është në gadishmëri në rast të përkeqësimit të situatës.
Sipas mediave shqiptare thonë se prej një muaji lumi Gjanicë është pastruar me eskavatorë në grykëderdhjen e Semanit, por pavarësisht kësaj, mbetet ende rrezik për banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat