Komuniteti Mysliman hap fushatën për dhurimin e gjakut (Foto)

Shqipëria

Komuniteti Mysliman hap fushatën për dhurimin e gjakut (Foto)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:20

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të hapë nesër fushatën e dhurimi të gjakut për fëmijët talasemikë.

Nëpërmjet një deklarate të komunitetit, njoftohet se përveç 26 nëntorit 2015, për disa të premte radhazi do të dhurohet gjak nga besimtarët në ambientet e disa prej xhamive kryesore të kryeqytetit.

Fushata do të organizohet në dy faza. Faza e parë do të zhvillohet në periudhën prill-maj (kur është dhe dita e talasemisë) dhe faza e dytë tjetra në periudhën nëntor-dhjetor.

Komuniteti Mysliman duke parë ndjeshmërinë e këtij fenomeni në Shqipëri, dhe duke menduar se nuk duhet të presim ditë të shënuara apo përvjetorë në lidhje me talaseminë, ka ndërmarrë edhe këtë fushatë dhurimi në bashkëpunim edhe me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Komuniteti Mysliman i bën thirrje gjithashtu qytetarëve të Tiranës për t’ju bashkuar kësaj nisme në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat