Moratouriumi për pyjet, Qeveria miraton pr/ligjin/Koka: 10 vjet ndalohet prerja e drurëve. Ndalohet 100 % eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore

Shqipëria

Moratouriumi për pyjet, Qeveria miraton pr/ligjin/Koka: 10 vjet ndalohet prerja e drurëve. Ndalohet 100 % eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:27

Qeveria miratoi projektligjin për “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”, që përcakton shpalljen e moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve. Sipas draftit, do të ndalohet eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore në masën 100%. Në një konferencë për mediat, ministri Lefter Koka tha se ky projektligj është një reformë e madhe jetike.

“Për herë të parë ky projektligj përcakton vendosjen e një moratoriumi 10 vjecar të pyjeve. Shpallja e këtij moratoriumi është një vendim historik që kërkon angazhimin dhe vullnetin e të gjithë palëve dhe mbështetjen e plotë nga shoqëria shqiptare. Edhe pse në dukje një masë drastike jemi të kushtëzuar në këtë vendim të marrë nga qeveria shqiptare, duke pasur një situatë të trashëguar jo të favorshme në më shumë se 40 vite. Qysh nga viti 1974 nevoja për lëndë drusore dhe dru zjarri ka qenë shumë më e lartë sesa mundësia e gjenerimit të fondit pyjor në mbarë vendin. Abuzimet e pas viteve 90 kanë cuar në degradimin e fondit pyjor, si një nga sektorët jetikë të mjedisit dhe aset i cmuar për ekonominë shqiptare Ndërhyrjet pa kriter, dëmet e vazhdueshme dhe prerjet abuzive kanë sjellë një situatë në kufijtë e emergjencës, sa i takon kësaj pasurie natyrore me vlera jetike per të ardhmen e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë”, tha Koka.

Sipas tij, gjithashtu për herë të parë me këtë projektligj do të ndalohet kategorikisht eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore në masën 100% . Koka theksoi se kjo masë vjen pas një sërë masash të ndërmarra të cilat dhanë efektin e tyre , si ndalimi i eksportit të qymyrit të drurit dhe lëndës së papërpunuar. “Rezultati i këtyre masave të suksesshme nuk është mjaftueshëm për situatën ku ndodhemi dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ministri i Mjedisit.

Koka tha se sga sot fondi për pyjet dhe kullotat do të menaxhohet nga bashkitë, kurse ministria do të ketë vetëm funksione politikbëresë.

“Me këtë vendim hsitorik i hapët rruga një nisme ligjore shumë të rëndëishme dhe njërës prej reformave shumë jetike në fushën e pyjeve dhe kullotave. Projektligji i hartuar nga Ministria e Mjedisit është rezultat i një konsultimi të gjatë me specialist të fushës, me bashkitë, me përfaqësues të botës akademike partnerët tanë ndërkombëtarë dhe aktorë të ndryshëm në fushën e mjedisit. Për herë të parë me këtë projektligj do të zgjidhet ngërci i krijuar nga kalimi i pjesshëm dhe problematik i fondit pyjor dhe kullosor pranë bashkive. Sot vendosëm menaxhimin 100% të fondit pyjor nga bashkitë. Projektligji i miratuar sot riorganizon qeverisjen e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar duke ngarkuar ministrinë me funksionin poklitikbërës, funksionet menaxhuese do ti ngarkohen bashkive, ndërsa funksionet kontrolluese mbeten atribut i Inspktoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve”, theksoi Koka.

Ai shtoi se në bashkëpunim me bashkitë do të garantojnë furnizimin e pandërperë me dru zjarri per nevojat per ngrohje të popullatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat