Rama: Ja sa do të paguajë një biznes me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë?

Shqipëria

Rama: Ja sa do të paguajë një biznes me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë?

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:22

Kryeministri Edi Rama vijon të promovojë vendimin e Qeverisë për uljen e taksave apo zerimin e tyre për bizneset.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i referohet taksave që do të paguajë një biznes me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë. “Ulja e taksave, fryt i reformave”, shkruan Rama, duke e shoqëruar komentin me një foto ilustruese.

Kreu i Qeverisë thotë se ky biznes në 2013 paguante 128 mijë lekë taksa, në 2015 paguante 50 mijë, ndërsa vitin e ardhshëm, do të paguajë 33 mijë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat