Policia e Vlorës i përgjigjet akuzave të PD: Furgoni me drogë është i bllokuar

Shqipëria

Policia e Vlorës i përgjigjet akuzave të PD: Furgoni me drogë është i bllokuar

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:12

Policia e Vlorës ka hedhur poshtë akuzat e PD se një furgon me drogë është lejuar të nxirret nga komisariati i policisë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia sqaron se furgoni me drogë është i bllokuar.

“Lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike se është lejuar të nxirret jashtë Komisariatit të Policisë Vlorë furgoni me 808 kg lëndë narkotike, sekuestruar gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonën e Radhimës në datë 10 nëntor 2015, sqarojmë opinion publik se deklarata është tërësisht e pavërtetë.

Ndryshe nga sa pretendohet në deklaratën e PD-së, theksojmë se furgoni së bashku me lëndën narkotike qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale dhe ruhet 24 orë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë. Ftojmë mediat dhe cilindo përfaqësues politik të njihet me faktin në fjalë, pranë Policisë Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat