Dekriminalizimi, PD çon në Kuvend dy amendamente

Shqipëria

Dekriminalizimi, PD çon në Kuvend dy amendamente

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:51

Pas arritjes së marrëveshjes për dekriminalizimin, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend amendamente të reja, të cilat pritet të hidhen për votim. Demokratët kanë kërkuar që ligjit t’i shtohen edhe nenet 15 dhe 16.

Në nenin 15 përcaktohet “përdorimi i substancave narkotike”, ndërsa në nenin 16 “trajtimi i funksionarëve publikë”.

Në amendamentin e saj PD kërkon që para se të betohen, deputetët duhet t’u nënshtrohen analizave për substancë narkotike.

Sipas tyre, këto analiza duhet të kryhen nën mbikëqyrjen e një strukture në Prokurori, ndërsa në rast të refuzimit të një analize të tillë,deputeti duhet të konsiderohet përdorues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat