FIAA: Efikasiteti i gjyqësorit dhe legjislacioni për taksat, impakte negative tek biznesi

Shqipëria

FIAA: Efikasiteti i gjyqësorit dhe legjislacioni për taksat, impakte negative tek biznesi

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:45

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, FIAA organizoi një seminar prezantues në kuadër të projektit “Përmirësimi i mjedisit të biznesit në Shqipëri”, që ka si synim të përmirësojë mjedisin e biznesit në Shqipëri, si një element kyç për rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe zvogëlimin e varfërisë.

Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i rezultateve të pyetësorëve të monitorimit tremujorë të ndryshimeve në mjedisin e biznesit në Shqipëri sipas indeksit të mjedisit të biznesit si dhe identifikimi i tendencave kryesore dhe barrierave të biznesit. Ndër elementet të cilët janë përceptuar si faktorë me impakt negativ janë zbatimi i ligjit, efikasiteti i gjyqësorit, legjislacioni për taksat, etj.

Një element tjetër që u prezantua ishte monitorimi i klimës së biznesit në Shqipëri nëpërmjet impaktit të ligjeve dhe rregulloreve ekonomike dhe sociale të miratuara nga Parlamenti me ndikim në kushtet e të bërit biznes gjatë 9-muajve të parë të vitit 2015. Gjatë këtij seminari u prezantuan impaktet dhe vlerësimet për ligjet në vijim.

Ndërkohë që shihet një pritshmëri dhe përceptim pozitiv për ligje si ai për investimet strategjike, ligji për turizmin, ligji mbi procedurat tatimore, ligjin për partneritetin publik privat në Shqipëri, udhëzimi i ri për ligjin e transferimit të çmimit në Shqipëri, ligji për amnistinë e gjobave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri më 31 dhjetor 2014.

Ky projekt financohet nga Ndihma Zyrtare e Republikës Sllovake dhe zbatohet nga FIAA në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit të Sllovakisë (PAS). Ekspertët sllovake parashtruan një analizë krahasuese të të bërit biznes në Shqipëri, duke sjellë përvojën e Sllovakisë dhe një analizë mbi ekonominë informale në Shqipëri. Rekomandime të ekspertëve sllovake do të jepen në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat