Asllan Dogjani i PD konfrontohet fizikisht me deputetin e PS Piro Lutaj

Shqipëria

Asllan Dogjani i PD konfrontohet fizikisht me deputetin e PS Piro Lutaj

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:33

Komisioni i Sigurisë është shndërruar në një arenë të konfliktit fizik mes deputetit të PD Asllan Dogjani dhe socialistit Piro Lutaj.

Burime të Ora News brenda Komisionit thonë se deputeti Dogjani i është drejtuar Lutajt me togfjalëshin “Je me dy fytyra”, në këtë moment socialisti i është përgjigur: “Se nëse ka ketu persona me dy fytyra, ai je ti” dhe pas këtij momenti ka filluar konfrontimi, ku më pas komisioni ka ndërprerë mbledhjen.

Nuk dihet në çfarë pikë të debatit dy deputetët kanë degjeneruar në sherr fizik, por konfrontimi mes tyre ka ndodhur në kohën që në Komision po raportonte kreu SHISH.

Mbledhja në këtë komision po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat