Reforma në drejtësi/Rauning: Shpresoj që ndryshimet Kushtetuese të sjellin një drejtësi më të mirë. Gjithcka në dorën e shqiptarëve

Shqipëria

Reforma në drejtësi/Rauning: Shpresoj që ndryshimet Kushtetuese të sjellin një drejtësi më të mirë. Gjithcka në dorën e shqiptarëve

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:21

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Florian Rauning, ka vlerësuar punën e ekspertëve tëb nivelit të lartë në lidhje me reformën në drejtësi dhe konsultimet që po kryhen me grupet e interesit në lidhje me këtë reformë.

i pranishëm në tryezën e organizuar në Durrës, Rauning ka vënë theksin në një reformë gjithëpërfshirëse dhe tërësore që përmbush standardet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, Rauning theksoi se reforma me siguri do të arrijë rezultatet më së miri nëse paraqet vizionin e përbashkët të shqiptarëve për një sistem drejtësie të shekullit të 21-të.

“Çdo ndryshim i Kushtetutës ndikon në jetën e qytetarëve. Por tani ne po flasim për 53 ndryshime të propozuara qëndikojnë në të gjithë sistemin gjyqësor. Këto ndryshime duhet të garantojnë themelin për një sistem drejtësie të përtërirë e që do t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë. Ato duhet të ndiqen nga një veprimtari legjislative intensive dhe nga një sërë masash për zbatim, përfshirë këtu rregullore të reja, procedura, sisteme programesh kompjuterike dhe menaxhimi, si dhe trajnim. Unë shpresoj vërtet se ndryshimet legjislative do të sjellin drejtësi më të mirë. Por, në fund të fundit, kjo është në duart tuaja. Përfundimi i reformës në drejtësi nuk mund tëarrihet në Kuvend; ai duhet të arrihet në gjykatat e çdo rrethi të vendit, me radhë nga Tropoja deri në Sarandë. Kjo është ideja që qëndron pas partneritetit të Prezencës së OSBE-së me kryetarët e gjykatave, gjyqtarët dhe subjektet që u drejtohen gjykatave për të vënë në zbatim sistemin aktiv të menaxhimit të çështjeve, partneritet që ka rezultuar shumë i suksesshëm nëpakësimin e vonesave në gjykime në Krujë dhe Korçë, duke sjellë Drejtësi pa Vonesa. Vënia në zbatim e administrimit modern dhe transparent do të kërkojë angazhimin e plotë të juristëve të brezit tuaj”, tha Rauning.

Në vijim ai shtoi se konsultimi nuk është vetëm punë e qeverisë ose e Parlamentit, edhe pse është detyrë e autoriteteve publike t’i hapin derën pjesëmarrjes së qytetarëve, është po aq edhe detyrë e juaja, dhe e jona, të trokasim në atë derë.

“Nëse keni vullnetin, ajo mund të çojë në një shtet më të mirë të së drejtës, në përputhje me Kushtetutën, në qeverisje gjyqësore që respekton standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. Kjo është dera e së ardhmes suaj”, përfundoi Rauning.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat