Alban Zeneli: Rreziku më i madh që u vjen shqiptarëve janë institucionet e korruptuara

Shqipëria

Alban Zeneli: Rreziku më i madh që u vjen shqiptarëve janë institucionet e korruptuara

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:11

Rreziku më i madh që u vjen shqiptarëve janë institucionet e korruptuara. Kështu deklaron deputeti demokrat Alban Zeneli, ndërsa fton shqiptarët që ti bashkohen protestës së 8 Dhjetorit për ti thënë “JO” Qeverisë Rama.

“Shqiptarët duhet të protestojnë për gjithcka që ndodh në këtë vend, një pasiguri totale, një qeverisje totalisht e paaftë, një qeverisje që ka sjellë vetëm varfëri në vendin tonë, një qeverisje që është e mbyllur totalisht në korrupsion”, theksoi Zeneli.

Ndërkohë referuar raporteve mbi rrezikun e ulmeve terroriste edhe në Shqipëri, ligjvënësi demokrat thekson se fokusi kryesor i terrorizmit është vende jo stabile. “Ajo që më bën mua të jem shumë skeptik, jo për targetin që mund të ketë ajo,por për shkak se çfarë qeverisje ne japim popullit tonë. Me institucione sigurie totalisht të paafta, korrupsionin e kanë fjalin ë parë të tyre dhe jo të ruajnë sigurinë e këtij vendi”, theksoi Zeneli.

Deputeti demokrat tha se vendi ynë mund t’i përballojë sulmet terroriste për faktin se është pjesë e NATO-s, ndërsa nënvizoi se bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me ato të huaja është në nivelet më të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat