PD vijon akuzat ndaj Tahirit/Alibeaj: Furgoni me 800 kg drogë nuk u grabit në komisariat, por iu hapën portat. Ja e vërteta

Shqipëria

PD vijon akuzat ndaj Tahirit/Alibeaj: Furgoni me 800 kg drogë nuk u grabit në komisariat, por iu hapën portat. Ja e vërteta

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:52

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj minitrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës. Përmes një deklarate nga selia e PD-së, Kreu i Departamentit të Sigurisë në partinë më të madhe opozitare, Enkelejd Alibeaj, theksoi se po mbushet një javë që Saimir Tahiri mban të fshehur ndoshta ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, grabitjen brenda komisariatit të Vlorës të një furgoni të ngarkuar me 800 kilogramë kanabis.

Alibeja tha se furgoni me drogë në të vërtetë nuk është grabitur, por është lejuar të merret, i janë hapur portat.

“Sipas informacineve që vijnë nga oficerë të papërfshirë, që kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie dhe bllokimin e furgonit në komisariat, droga lidhet me kushërinjtë e ministrit, me habilajt e targës AA003GB. Urdhëri nga lart ka qënë i prerë. Akush të mos flasë, kush hap gojën pushohet nga puna. Skandali u zbulua pasi Guardia di Finanza kapi pastaj në Itali, këtë sasi droge. Tahiri mësohet se ka bërë disa lëvizje në Policinë e Vlorës për të kopsitur përfundimisht çështjen, për ta mbuluar atë. Eshtë larguar nga detyra shefi i kufirit të Vlorës për tu zëvendësuar nga një besnik fanatik i Saimirit, dhe me lidhje të forta me habilajt. Ja pra deri ku ka mbërritur shteti i Edi Ramës. Shtet kriminal, me një ministër që nxjerr drogën nga komisariati për ta trafikuar, dhe me oficerë në pika kyçe që emërohen nga bandat dhe trafikantët. Ky është shteti i Edi Ramës. Shtet i zhytur në krim, që duhet ta rrëzojmë një orë e më parë për të shpëtuar vendin. Ka nisur numërimi mbrapsht, me 8 dhjetor ne, shumica e shqiptarëve, do të tregojmë se jemi më të bashkuar e më të fortë se klanet kriminale që sundojnë vendin”, theksoi Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat