Masat kundër terrorizmit, SHISH raporton në komisionin e Sigurisë

Shqipëria

Masat kundër terrorizmit, SHISH raporton në komisionin e Sigurisë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:50

Masat e Shqipërisë kundër terrorizmit kanë çuar përfaqësues të SHISH të raportojnë në komisionin parlamentar të Sigurisë. Kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika ka çuar në këtë rapotim zëvëndësin e tij, Ylli Alushi.

Në një mbledhje që zhvillohet me dyer të mbyllura, Alushi do të raportojë mbi të dhënat që disponohen nga organi i shërbimeve sekrete dhe masat që janë marrë kundër terrorizmit nga vendi jonë dhe a jemi të ekspozuar drejt për drejt ndaj këtij rreziku.

Seanca dëgjimore zhvillohet për masat që SHISH ka marrë dhe informacionet për rrezikun e vendit ndaj terrorizmit.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më herët janë shprehur se nuk është rasti për panik, por megjithatë Shqipëria i ka marrë të gjitha masat kundër terrorizmit, që kanë të bëjnë me shtimin e kontrolleve etj.

Katër ditë më parë dhe kreu i Shtetit Bujar Nishani mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ku vlerësoi masat serioze të marra nga qeveria.

Ngjarjet e 13 nëntorit në Paris, kanë ngritur nivelin e alarmit në të gjithë botën, ku janë kërcënuar të gjitha vendet që janë renditur në krah të vendeve që luftojnë ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat