Berisha reagon për deklaratën e Ministrit Beqaj

Shqipëria

Berisha reagon për deklaratën e Ministrit Beqaj

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 22:08

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për kushtetë dhe mungesën e ujit në spitalin "Nene Tereza".

Berisha ka thënë se pas mungesës kronike të ilaçeve bazë dhe përkeqësimit në shkallë ekstreme të kushteve të të sëmurëve, mbeti si asnjëherë në ekzistencën e tij për dy ditë me radhë pa ujë.

"Nuk solli asnje pasoje mungesa e ujit per 48 ore ne spital", keshtu tha sot Beqja qe po nderton parajsen e tij mbi vuajtjet, dhimbjet, vjedhjen e ilaçeve por dhe vdekjen e te semureve tane!
Te dashur miq, spitali "Nene Tereza", pas mungeses kronike te ilaçeve baze dhe perkeqesimit ne shkalle ekstreme te kushteve te te semureve, mbeti si asnjehere ne ekzistencen e tij per dy dite me radhe pa uje. U nderprene operacionet dhe te gjitha procedurat, u refuzuan urgjenca dhe te gjitha nderhyrjet e planifikuara dhe u nxorren nga spitali me qindra e qindra femije, burra, gra, te moshuar, ne teresi te semure rende, madje dhe te paralizuar.
Ja se cfare shkruan nje qytetare per rastin e nenes se tij:
"Zoti doktor Berisha, kto momente ndodhem ne spitalin numer 5 se kam nenen qe ka pesuar nje paraliz sparcjale dhe vjen nje lajm qe te gjithe te semuret duhet te largohen nga spitali per munges te ujit te mundur dhe te pamundur ju lutem dhe me rrespekte denocojeni kete raste flagrante dhe te pa degjuar ndonjehere me rrespekte I.D."
Por te gjitha keto per Beqjen, ministrin e shendetesise qe po nderton parajsen e tij mbi dhimbjen, vuajtjen, vjedhjen e ilaçeve dhe vdekjen e te semureve qe nuk jane asgje. Ky makut i pangopur, qe ne dy vjet ka vjedhur se bashku me Edi Ramen qindra milione euro ne parate e ilaceve, analizava, kontrolleve, sterilizimeve ne sistemin tone shendetesor, nuk mund te ndjeje aspak dramen e te semurve ne spitalet tona, apo pasojat e renda te bllokimit te plote te punes ne spitalin kryesor te vendit.
Te dashur miq,vetem revolucioni demokratik mund te nxjerre shendetesine dhe vendin nga kthetrat e kesaj qeverie, qe me vjedhjet e medha te saj dhe lidhjet me krimin sillet si nje organizate e vertet kriminale!!”, ka shkruar Berisha nw Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat