Meta nis vizitën 3 ditore në Itali, takimet e para me Frattinin dhe Boldrinin

Shqipëria

Meta nis vizitën 3 ditore në Itali, takimet e para me Frattinin dhe Boldrinin

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 21:53

Kryetari i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta, ndodhet në kryeqytetin italian Romë për një vizitë 3 ditore punë.

Në ditën e parë të qëndrimitm, Meta është takuar me kryetarin e SIOI, Enti Italian për Organizimin Ndërkombëtar, Franco Frattini, ish-Ministër i Jashtëm i Italisë.

Kjo organizatë, anëtarë e OKB, ka për qëllim institucional formimin diplomatik e ndërkombëtar, studimin e çështjeve të karakterit ndërkombtar , zhvillimin e marrëdhënieve europiane e mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Më pas kryeparlamentari Meta është takuar me kryetaren e Dhomës së deputetëve të parlamentit italian, Laura Boldrini.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian, rrugëzbatimi i reformave të rekomanduara nga BE, problematika e emigracionit, situata ndërkombëtare e impenjimi i përbashkët në luftën kundër terrorizmit kanë qenë disa nga temat kryesore të këtyre takimeve.

Italia është partneri kryesor strategjik në integrimin e Shipërisë në BE, e investitori i parë ekonomik në këtë vend.

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Romë, kreu i Parlaemntit shqiptar do të takohet me Kryetarin e Dhomës së Senatit Italian, Pietro Grasso.

Më datën 26 nëntor kryeparlamentari Meta do të marrë pjesë në Konferencën “Integrimi i Shqipërisë në BE, mes reformash, sfidash e mundësish”, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me Universitetin La Sapienza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat