Pezullohen 21 drejtues të lartë doganave, s'realizuan të ardhurat

Shqipëria

Pezullohen 21 drejtues të lartë doganave, s'realizuan të ardhurat

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:36

Njëzet e një drejtues të lartë të Doganave janë pezulluar pa afat për shkak të performancës së ulët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo furtunë shkarkimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vjen e paralajmëruar pas një "inspektimi" që kryeministri pati javën e kaluar në këtë institucion. Burime nga Doganat thanë për Shqiptarja.com se pezullimi nga detyrave i këtyre drejtuesve vjen menjëherë pas publikimit të shifrave për mbledhjen e akcizës.

Të njëjtat burime thanë se këta drejtues dyshohen për korrupsion dhe evazion fiskal.
Ndërkohë burimet sqarojnë se drejtuesit të cilët kanë statusin e nëpunësit civil, mund të transferohen, të ulen në detyrë, ose do të shkarkohen përgjithmonë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kjo masë pezullimi vjen vetëm pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pranë Drejtorisë së Doganave, ku paralajmëroi drejtuesit për performancën e ulët në mbledhjen e të ardhurave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat